Një copë e madhe akulli u shkëput në Groenlandën veri-lindore, ose shihet njihet ndryshe Nioghalvfjerdsfjorden. Masivi i akullit përfshin rreth 110 km katrorë dhe imazhet satelitore tregojnë se ai është ndarë në pjesë shumë të vogla.

 

Sipas shkencëtarëve, shkëputja është një provë për ndryshimet e shpejta klimatike që po ndodhin në Groenlandë.

 

“Atmosfera në këtë rajon është ngrohur me rreth 3 gradë Celcius që nga viti 1980. Dhe në 2019 dhe 2020, aty u regjistruan temperatura rekord të verës”, tha Dr. Jenny Turton për “BBC”.

 

Akulli i “dëbuar” kishte pësuar krisje të rënda që në vitin 2019. Ndërsa ngrohtësia e kësaj vere bëri që ai të shkëputej përfundimisht. Ekspertët janë të shqetësuar se akulli po shkrihet edhe nga poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *