Subscribe

Kane pritur me vite legalizimin e shtëpive, por sot janë shokuar kur kane mësuar se banesa do t’u shembet per ndërtimin e rrugës dhe zgjatimin e lumit Lanë. Dhjetëra banore te zonës se Shkozës qe preken nga projekti, kane dale ne proteste.

 

Banoret qe rrezikohen nga shembja e shtëpive janë ulur ne rruge bashke me fëmijët, duke bllokuar edhe qarkullimin. Thonë se nuk jane kundër investimeve ne infrastrukture, por nuk kane ku te shkojnë, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.

 

Tronditjen nuk e kane fshehur as fëmijët teksa kane pare nenat e tyre ne mes te rrugës.

 

Mes protestuesve kishte dhe banore qe po i hiqnin vete orenditë e shtëpisë. Edhe pse nuk kane ku te shkojnë, ata thonë se po përpiqen te shpëtojnë ate pak pasuri nga shembja.

 

Protesta e banoreve te Shkozës bllokoi mbi dy ore qarkullimin ne rruge. Edhe linjat e transportit urban u pezulluan nga qendra ne drejtim te Shkozës.

 

Protesta e banoreve qe rrezikojnë t’u shemben shtëpitë  zgjati per disa ore nen mbikëqyrjen e forcave te rendit.  Ndërkohe drejtues te Agjencisë Rajonale te Rrugëve te kapur edhe nga ethet e ndërrimit te ministrave nuk kane dhëne sqarime ne lidhje me projektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *