Subscribe

Banoret e 153 shtëpive qe pritet te shemben ne Shkoze, për shkak të ndërtimit të Unazës se Madhe, kane protestuar këtë te diele përpara Ambasadës Amerikane.

 

Me pankarta ne duar, fëmijë, gra e burra kërkuan ndërhyrjen e ambasadës ne këtë çështje. Banoret apelojnë zbatimin e ligjit, konkretisht, kompensim te shtëpive te tyre pas shembjes. Por ndërsa qëndrimi i autoriteteve nuk ka ndryshuar, pasi shtëpitë janë pa leje dhe nuk janë legalizuar, banorët thonë se nuk do t’i ndalin protestat.

 

Prej disa ditësh, banoret e Shkozës ne kryeqytet kane kundërshtuar shembjen e banesave te tyre. Ata thonë se kanë aplikuar për t’u legalizuar shumë vite më parë, por nuk kanë marrë përgjigje. Në kushtet e ndërtimit të Unazës së Madhe, ata thonë se qeveria duhet t’u bëjë vlerësim për shtëpitë e më pas t’u japë kompensim. Por qe e vetmja gjë e ofruar qe për ta deri më tani, është bonusi për banesat sociale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *