Dy qeveritë e reja në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, kanë avancuar  mes tyre.

 

Kështu u shpreh kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp, ku nënvizoi se kanë arritur marrëveshje konkrete në shumë sektorë.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Bashkëpunimi është konfirmuar lidhur me periudhën paraprake. Marrëdhëniet janë avancuar, niveli zyrtar i komunikimit është avancuar dhe është në nivel të vlerave evropiane. Çdoherë ekzistojnë individë, të cilët duan ato marrëdhënie t’i bëjnë më të këqija, por ne dhe qeveria bullgare jemi kundër kësaj. Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat.”

 

Ndërkohë, ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nën drejtimin e diplomatit grek, Nikos Dendias.

 

Vendimi për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës franceze me BE-në, është cilësuar nga diplomatët si një masë e domosdoshme për t’i dhënë mesazhe të qarta Ballkanit Perëndimor.

 

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar, Kirl Petkov, tha në një intervistë se Sofja mbështet plotësisht anëtarësimin e Tiranës dhe Shkupit në BE, por fillimisht Maqedonia e Veriut duhet të pranojë disa kërkesa bazë, siç është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *