Subscribe

Rritja e temperaturave ka bërë që qytetarët t’i drejtohen detit, por sipas masave shtrënguese në fuqi, kjo është e ndaluar deri në datën 10 qershor.

Sipas ekspertëve dhe të dhënave shëndetësore, frekuentimi i plazheve nuk është i rrezikshëm për përhapjen e virusit.

PELLUMB PIPERO

MJEK INFEKSIONIST, QSUT

Ngritja e temperaturave, përmirësimi i kushteve atmosferike, ngadalëson transmetimin e virusit. Në këtë aspekt themi që ulet numri i personave të infektuar. Ekspozimi në diell ndihmon organizmin në aspektin psikologjik dhe imunitar duke rritur Vitaminën D, rrit imunitetin për të përballuar më mirë virusin. Evidencat e deri tanishme dëshmojnë se uji nuk e transmeton Covid-19, për më tepër uji i detit, i sigurt, madje edhe uji i pishinave nqs respektojmë rigorozisht higjienizimin etj është i sigurt.Prandaj kam sugjeruar hapjen sa me shpejt të jetë e mundshme edhe të plazheve, do kemi verë që do e shijojmë të gjithë edhe si turistë.

ILIR ALIMEHMETI

EPIDEMIOLOG, QSUT

Çdo studim qe ka rezultuar deri më tani thotë që temperaturat e larta, rrezet ultraviolet, lagështia e lartë, kripa etj e shkatërrojnë virusin, pra janë të gjitha elemente që ndodhen me shumicë në zonën e plazhit, pra ne kemi pikërisht frikë ato rrezet ultraviolet prandaj mbrohemi. Sipas OBSH risku i transmetimit përmes sipërfaqes është më i ulët seç mendohej në fillim, pra për sa u përket prekjes së shazlloneve, çadrave etj kurse për sa i përket grumbullimit ngelet i njëjti risk.

Sipas bluzave të bardha, virusi është në fazën përmbyllëse të tij.

ILIR ALIMEHMETI

EPIDEMIOLOG, QSUT

Janë nga hetimi epidemiologjik, kurba e madhe ka kaluar, vala e madhe ka kaluar, jemi në fazë rënie me raste sporadike ditore dhe herë pas here me vatra komunitetesh të caktuara ndonjë fasoneri, ndonjë call center.

PELLUMB PIPERO

MJEK INFEKSIONIST, QSUT

Epidemia ne vendin tone eshte fazen permbyllese. Ne kete faze te dyte, nuk me shqetesojne rastet pozitive sepse kur ato nuk shoqerohen me rastet klinike, pra te shtruarit ne spital dmth qe edhe pse kemi ekspozim, mundesia me e madhe eshte qe te perfitojme imunitet sesa te kemi semundje.

Edhe pse virulenca është drejt rënies, mjëkët rekomandojnë respektimin e distancës fizike, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, i cili rrezikon kryesisht infektimin në ambientet e mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *