Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të së martës në periferi të Romës në Itali.

Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një lokal në zonën Cinecitta rreth orës 23:30.

Hajdutet u futen brenda të armatosur para syve të klienteve. Pronari i lokalit ka reaguar menjehere dhe duke qënë në posedim të një pistolete nuk i ka kursyer plumbat mbi dy grabitësit.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja prandaj mbetet për tu sqaruar nëse të dy plumbat kanë dalë nga e njëjta pistolete apo jo.

Viktime mbeti shtetasi italian Ennio Proietti 69 vjec ndërsa u plagos pronari I dyqanit një kinez 55 vjecar.

Duhet theksuar se në vendngjarje ka qënë edhe një polic italian jashtë sherbimit I cili ka bllokuar grabitësit tjetër, që u arrestua. Bëhet fjalë gjithashtu për një shtetas italian I moshës 58 vjec dhe me precedente penal.

Roma ka pasur disa ngjarje të rënda gjatë muajit tetor, kryesisht tentative vjedhje me dhunë të cilat kanë përfunduar edhe vdekjen e disa personave. Ngjarje të cilat në fakt kanë rritur shqetesimet tek banoret kryeqytetas për rendin dhe sigurine ne këtë qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *