E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkon për gjykim dosja e Armando Koçerrit, pjesë e grupit Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar këtë të martë seancën paraprake gjyqësore për Armando Koçerrin, një prej anëtarëve të akuzuar si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj.

 

Në këtë seancë është vendosur që çështja të shkojë për gjykim, ndërsa avokatët nuk pranuan të flisnin pas seancës.

 

Reklamë

I akuzuari Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin  u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis.

 

Mbi të akuzuarin Koçerri së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir  Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj  që ndodhen në burg në Itali rëndojnë akuzat për tre vepra penale të kryera në Shqipëri.

 

Banda e Habilajve ishte nje grupi strukturuar kriminal, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike si dhe kultivim e mbajtje kanabisi, si edhe kryerje te veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë