E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkon në mbi 21 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri/ Zvogëlohen shanset për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja

Ka shkuar në më shumë se 21 mijë numri i viktimave, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin mes Turqisë dhe Serbisë.

 

Reklamë

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

 

Reklamë

Shifra e re, e cila me siguri do të rritet, përfshin mbi 17,600 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3,300 në Siri.

 

Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u plagosën.

 

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

 

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit gërmuan nëpër rrënoja. Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë