Subscribe

Ky është momenti kur 59 vjecari Lefter Canaj spërkat me benzinë Dashamir Saraçin dhe i vë zjarrin. Flakët i morën jen dy pacientëve që nuk kishin lidhje me ngjarjen, ndërkohë që mëngjesin e se martës autori i masakrës ndërroi jetë, si pasojë e djegieve të shumta në trup. Hetuesit arritën të merrnin në pyetje Dashamir Saraçin një ditë më parë, ndërsa nga deklarimet e tij 47-vjeçari nuk ka pasur asnjë konflikt me Canajn. Burime pranë Prokurorisë thanë se ngjarja do të hetohet për shkak të kushteve të depresionit, pasi nga verifikimet paraprake nuk rezulton te ketë pasur konflikt mes Canajt dhe Saraçit. Prokuroret kanë hetuar familjet dhe lidhjet mes viktimës nga Vlora dhe të plagosurit nga Dibra. 59 vjecari Lefter Canaj i pashqetesuar u fut në dhomën e pacientit tjetër Dashamir Saraçi duke i vënë flakën. Me ndërhyrjen e infermiereve u bë e mundur shuarja e zjarrit mbi ta, por pacientja e cila ndodhej në të njëjtën dhomë me Saraçin u asfiksua. 55-vjeçarja Sanie Sulaj nga Mamurrasi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që pas kontrolleve të hetuesve u gjet dhe trupi i pajetë i një 55 vjeçareje tjetër e identifikuar si Hanife Mali nga Laçi. Për këtë hetuesit pritet të marrin në pyetje dhe drejtues të spitalit Amerikan, pasi nga këqyrja e kamerave nuk kishte sistem të mbrojtjes kundër zjarrit,  por dhe kontrolle të pacientëve të cilët futen me sende personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *