Prokurori Besnik Muçi nga Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar në gjyq çështjen për vrasjen e shtetases Lirije Lami.

 

Shkon në gjykatë dosja e shtetases Marjana Cmeta, e cila vrau vjehrrën pas i hodhi fostoksinë në lëngun e portokallit.

 

Ndërkohë në gjykatë për akuzën e moskallëzim krimit do të shkojnë dhe Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës. Ata akuzohen se kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

 

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill 2017 në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *