Shkon në 813 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ndërsa Kina është izoluar për shkak të koronavirusit, një zemërim gjithnjë e më në rritje ka përfshirë qytetarët që pas vdekjes së mjekut që u përpoq të paralajmëronte sëmundjen.
Shumë njerëz po kundërshtojnë policinë e cila po kontrollon apartamentet në Wuhan, për të futur në karantinë personat e dyshuar si të prekur nga koronavirusi.
Në disa raste forcat e rendit tërheqin me dhune njerëzit të cilët mohojnë që janë të infektuar.
Por mediat raportojnë se autoritetet lokale janë të vendosura të vënë në karantinë çdo person në mënyrë që të frenojnë epideminë.
Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord. Bëhet fjalë për 813 të vdekur që nga shpërthimi i virusit në muajin dhjetor, shifër kjo më e lartë se numri i viktimave që humbën jetën nga virusi Sars në vitin 2013.




