Shkon në të paktën 40 numri I viktimave nga shpërthimi tragjik në një miniere në Turqi, ngjarje e ndodhur të premten pasdite.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një minierë në provincën Bartin në Turqinë veriore në Detin e Zi.

 

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha:

 

 “Ne vlerësojmë se 15 nga minatorët tanë janë bllokuar atje dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë. Ne numëruam gjithsej 40 të vdekur, 58 minatorë arritën të shpëtonin veten”.

 

Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e aksidentit, një nga më vdekjeprurësit në vitet e fundit në Turqi 

 

Disa burra që i shpëtuan shpërthimit u bllokuan në një thellësi prej 300 metrash dhe 5 të tjerë në 350 metra.

 

Me të dëgjuar lajmin , presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi në Asmara, përveç Ministrit të Brendshëm, Fatih Donmez, Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Vedat Bilgin të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, por edhe qindra punonjës të emergjencave civile, ushtarë dhe përfaqësues nga personeli shendetesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *