Një 53-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë këtë të hënë si pasojë e koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhët fjalë për shtetasin me iniciale XH.I. nga komuna e Pejës, i cili ishte shtruar në Klinikën Infektive të dielën. Viktima ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë regjistrohen në total 763 të infektuar dhe 22 të vdekur.





