E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shkon në 119 numri i viktimave nga COVID në Maqedoninë e Veriut

Tre pacientë të tjera kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Personat që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se këtë të enjte 26 raste të reja me koronavirus nga 622 teste të kryera. 14 të infektuar janë regjistruar në Shkup, 2 në Kumanovë, 4 në Shtip, 1 në Prilep, 2 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Veles.

Në total janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 119 kanë ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë