E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:25 Në vijim ora 04:25: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shkollë verore për komunizmin

Per këta studente te përzgjedhur nga degët e Historisë dhe Gazetarisë, shkolla nuk ka mbaruar. 31 te rinj kane nisur studimet e thelluara per historinë komuniste dhe te fshehtat e dosjeve te kësaj periudhe. Pas diplomimit, synimi i këtyre te rinjve është puna ne arkiv dhe pranë autoritetit te hapjes se dosjeve.

 

Shkolla verore per historinë e periudhës se komunizmit e financuar nga organizatat ndërkombëtare, synon profilizimin e historianeve dhe gazetareve te rinj për zbardhjen me vërtetësi te historisë se shekullit te 20.

 

Reklamë

Dekania e fakultetit, historiania Valentina Duka dhe kryetarja e autoritetit te hapjes se dosjeve, theksuan rëndësinë e kësaj shkolle, per te zbuluar manipulimet ne historinë e periudhës komuniste. Shkolla verore do te zgjasë rreth 10 dite, ku krahas leksioneve ne auditorë do te ketë vizita ne burgjet famëkeqe te periudhës se diktaturës.

 

 

Më shumë video

Reklamë