Pak ditë më parë u raportua se shkollat dhe administrate në Tiranë do e kenë pushim ditën e martë në 6 dhjetor, ditë kur në vendin tonë do të mbahet Samiti BE-Ballkan Perëndimor.

 

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se e gjithë administrate do të jetë në punë atë ditë, ndërsa sot edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se në të gjitha shkollat e kryeqytetit mësimi do të jetë normalisht.

 

Teksa e cilëson si ditë të veçantë dhe historike për vedin tonë, Kushi shkruan se nuk ka asnjë arsye që nxënësit të rrinë në shtëpi.

 

“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

 

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!”, shkruan Kushi në Facebook. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *