Subscribe

Pas urdhrit te dhënë nga autoritetet, shkollat në gjithë vendin kanë nisur të shtojnë masat për kushtet higjeno sanitare. Në fushë Krujë, në ambientet e shkollës  9-vjeçare “Adem Gjeli” mësimi sot ishte si asnjëherë më parë.

 

Por edhe pse kanë marrë njohuritë e para mbi koronavirusin, kushtet higjenike në këtë shkollë mbeten problem pasi mungojnë solucionet bazë në tualete.

 

Per drejtoreshen e kësaj shkolle edhe pse situata është e pazakontë janë ndarë udhëzime për të gjithë stafin me qëllim parandalimin e cdo rreziku te mundshem.

 

E njëjta situatë ishte edhe ne shkollen 9 vjeçare “Lef Sallata” ne Vlore, ku nxënësit kanë marrë seriozisht rrezikun dhe janë pajisur me të gjitha masat mbrojtëse të mundshme.

 

 

Nxënësit thonë se po përpiqen të zbatojnë masat udhëzuese ne cdo moment.

 

Mësues dhe drejtues të shkollës u kanë dhënë porosi nxënësve të mos neglizhojnë higjienën.

 

Planet e masave po zbatohen dhe ne shkolla te tjera të vendit ndërsa procesi mësimor vijon të zhvillohet normalisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *