E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkollat pa ngrohje në Vlorë, kryetari i PD Deromemaj: Fajin e ka PS

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka reaguar këtë të martë ndaj problematikave që po hasin shkollat e vendit për ngrohjen e ambienteve.

 

Reklamë

Deromemaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka akuzuar Partinë Socialiste dhe politikat korruptative që ka ndjekur kjo e fundit karshi buxhetit të bashkisë, për gjendjen aktuale të shkollave në Vlorë.

 

“Shkollat e Vlorës pa ngrohje!

Akuza më e madhe për qeverisjen 20 vjeçare të Bashkisë së Vlorës nga PS!

Ditën e sotme në shumicën e shkollave ka patur mungesa drastike të nxënësve dhe kjo për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohjes.

Në disa shkolla, ngrohja vazhdon të sigurohet nga prindërit, të cilët i blejnë me leket e tyre pajisjet ngrohëse.

Edhe në gjimnazin “Ali Demi”, i cili u rikonstruktua së fundmi, kaldaja nuk është vendosur ende në punë.

Gjithçka ndodh kur pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë harxhohet për punësimin e militantëve partiak.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë