E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shkollat mbeten pa dëftesa

Edhe pse shkolla ka jave qe ka përkundur, nxënësit ende nuk kane marre dëftesat e notave.

 

Mësuesit kane përfunduar nxjerrjen e rezultateve, por jane ne pritje te kartonit qe zyrtarizon përfundimin e nje viti shkollor. Me shqetësuese kjo vonese është per maturantet, te cilet kane nisur aplikimet per shkollat e larta jashtë vendit.

 

Reklamë

Çdo vit dëftesat shpërndahen pranë shkollave ne fillim te korrikut. Por pezullimi i tenderit  ne muajin maj, per arsye qe nuk bëhen te ditura, ka shkaktuar vonesa ne shpërndarjen e dokumentit zyrtar te notave. Sekretari i përgjithshëm ne Ministrinë e Arsimit deklaron se javën tjetër dëftesat do te shpërndahen pranë shkollave.

 

Tenderat per prodhimin e dëftesave zhvillohen kryesisht rreth muajit prill per te qene gati pas përfundimit te shkollës. Zvarritja e këtij viti do te beje qe jo vetëm nxënësit ti marrin rezultatet me vone por dhe mësuesit duhet te kthehen nga pushimet per plotësimin e tyre.

Më shumë video

Reklamë