E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkollat hapen më 14 shtator, ja kategoritë që do zhvillojnë mësim plotësues nga 31 gushti

Ministria e Arsimit bën me dije se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator.

Sqarohet se nga data 31 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Reklamë

“Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020. Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.”

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas protokolleve të kushteve higjieno-sanitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë