Subscribe

Kurse energji sot, për më shumë dritë nesër, është projekti në kuadër të të cilit 800 shkolla në Shqipëri do të prezantojnë idetë inovative për këtë mision të shkollave të shekullit 21. Projekti synon të kursejë energji në mjediset e shkollës.Këtë program arsimi të zbatuar nga British Council ambasadori britanik në vendin tonë Duncan Norman e cilëson si nxitës të mendimit kritik tek nxënësit.

 

DUNCAN NORMAN

AMBASADOR I BRITANISE NE TIRANE  

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për të parë të gjithë mundin dhe krijimtarinë që këta nxënës kanë vënë në projektet e tyre si pjesë e programit “Shkollat e Shekullit 21”. Ne jemi duke punuar për të krijuar një mjedis arsimor më tërheqës për fëmijët, i cili zhvillon aftësitë e tyre të të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Po punojmë së bashku sepse këto janë aftësitë që duhet të kenë si fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe në Shqipëri.”

 

Nga shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan ku po implementohet ky projekt, ministrja e arsimit Evis Kushi tha se është një mundësi për tu integruar më vonë në tregun e punës.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË,

“Ndihem shumë e lumtur që jam këtu me ju sot dhe të shoh rezultatet e këtij projekti të shkëlqyer që ju mundëson të jeni gati për tregun e ardhshëm të punës. Faleminderit shumë Këshillit Britanik për zbatimin e këtij projekti jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë.”

 

Nxënësit kanë përdorur inovacione teknologjike si Mikro-bit, për të dhënë sinjale dhe mesazhe mbi mirë përdorimin e energjisë elektrike në shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *