Subscribe

Në një kohë kur nga çelja e vitit të ri arsimor na ndajnë vetëm 10 ditë, Ministri i Brendshëm, Taulant  Balla së bashku me Ministren e Arsimit, Evis Kushi prezantuan një paketë për rritur sigurinë dhe parandaluar krimet në shkolla.

Ministri tha se me rikonceptimin e perimetrit të sigurisë me 50 metra nga gardhi kufizues do të shtohen edhe masat ndëshkimore për veprat penale që mund të kryhen nw kwto hapwsira .

 

TAULANT BALLA
MINISTËR I BRENDSHËM


Brenda këtij muaji, do të propozojmë një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, duke filluar në radhë të parë nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, e më tej mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe çdo vepër dhune, shfrytëzimi, prostitucioni apo pornografie. Unë pres nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultate domethënëse në luftën kundër “spaciatorëve”.

 

 

Masa të rrepta do të merren edhe për bizneset që operojnë brenda kufirit të përcaktuar dhe nëse kapen në paligjshmëri do të mbyllen apo konfiskohen.

 

TAULANT BALLA
MINISTËR I BRENDSHËM


Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke iu shitur pije alkoolike të miturve duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregëtimi i alkoolit duhet ndaluar.

 

Ndërsa, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e vuri theksin të rëndësia që Oficeri i Sigurisë ka në ruajtjen e rendit, një mekanizëm i ri ky që pas firmosjes së marrëveshjes në vitin 2018.

 

EVIS KUSHI
MINISTRE E ARSIMIT

E kemi nisur me 238 raste te zgjidhura në 2019. Më pas në 243 dhe sot kemi 376 raste dhunë apo konflikte që janë zgjidhur falë ndërhyrjes së oficerit të sigurisë. Vitin e kaluar kemi patur 46 raste të parandalimit të rasteve të dhunës që janë parandaluar nga puna e oficerëve të sigurisë.  Numri total i probleme , janë 2750 raste, duke filluar nga bullizmi, sharje, fyerje, dhunë verbale dhe fizike. Rreth 29% e rasteve, pra 796 janë dhunë fizike janë dhunë fizike, ose ne klasë ose ne oborrin e shkollës.

 

Në total plani i sigurisë përfshin 6 pika, duke filluar nga siguria publike, ajo rrugore dhe ushqimore, higjenia, duhanpirja e deri te ngritja e nje task force të kryesuar nga Prefekti i qarkut,i cili do të dalë garant se ato do të zbatohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *