Subscribe

Kjo është shkolla e parë shqiptaro-amerikane e hapur ne mars të vitit 1891. Ashtu sikurse edhe shkolla e parë shqipe, ajo çeli dyert për vashat në Korçë. Sot kjo godinë e kthyer ne muze feston 125-vjetorin e saj. Ky ishte edhe kontakti i parë i shqiptarëve me kurset e anglishtes. Të tjera institute, apo shkolla profesionale me mësues jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Shtetet e Bashkuara u hapen me vone në mbarë vendin. Shkolla e vashave në Korçë, deri në vitin 1933 ishte një nga shumë institucione arsimi ku lëndët zhvilloheshin në shqip e anglisht. Në muzeun Historik Kombëtar, këto shkolla rikthehen në vëmendje. Janë 7 pavijone që rrëfejnë përmes një ekspozite historinë permes 300 fotografive dhe dokumenteve te kohës. Koleksionisti dhe historiani Sala, mes dokumenteve të asaj kohe ka zbuluar metoda mësimdhënieje dhe rregullsi aq të madhe në regjistrimin e të dhënave në këto shkolla sa kur rreket t’i krahasojë me gjendjen e arsimit sot në Shqipëri, i duhet të përdorë fjalën fatkeqësisht. Sipas tij, kjo ekspozitë që ka marrë jetë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar vlen edhe për të marrë më të mirat asaj kohe dhe modelin e bashkëpunimit me amerikanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *