Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka vendosur që të hapë fillimisht shkollat dhe më pas dyqanet në 15 qershor, ndërsa nuk ka dhënë ende një datë për baret, restorantet, parukierët dhe muzetë.

Këtë mëngjes, fëmijët anglezë do të rikthehen në shkollë. Në mes të muajit qershor, do të fillojnë procesin mësimor edhe gjimnazistët.

Ky hap i ndërmarrë nga qeveria e Boris Johnson konsiderohet domethënës për shkak sepse çdo gjë është ende e mbyllur në Britaninë e Madhe, dhe përparësi në hapjen e vendit iu është dhënë pikërisht shkollave.

Sindikatat e mësuesve kanë kundërshtuar, pasi i frikësohem një rreziku të mundshëm të shëndetit të nxënësve. Po ashtu, edhe prindërit janë ndarë; sipas një studimi, shumë prindër do të vijojnë t’i mbajnë ende fëmijët e tyre në shtëpi.

Ekspertët britanike mendojnë se rreziku i infektimi në klasë është shumë i ulët, si në rastin e studentëve, ashtu edhe për mësuesit.

Po ashtu, do të miratohen një seri masash: klasat do të jenë të kufizuar me nga 15 nxënës, si dhe do t’i kushtohet një vëmendje të madhe higjienës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *