Subscribe

Ministria e Arsimit shpall daten e nisjes se vitit te ri shkollor. Pas tre muajsh pushime ne 13 shtator per nxënësit e arsimit parauniveristar nis mësimi. Sipas rregullores, e hëna e dyte e shtatorit shënon fillimin e vitit te ri shkollor. Por meçe 12 shtatori përkon me festen e Kurban Bajramit, nisja e mësimit zhvendoset per ditën e marte. Referuar udhëzimit te ministres se Arsimit, shkolla nis ne 13 shtator dhe përfundon ne 9 qershor. Nxënësit e arsimit 9-vjeçar kane dy pale pushime, ndonëse kete vit me te reduktuara. Pushimet dimërore nisin ne prag te krishtlindjeve ne 24 dhjetor dhe përfundojnë ditën e 3 te vitit te ri. Ndërsa ne mbyllje te semestrit te pare janë planifikuar vetëm 2 dite pushim nga nje jave qe ishte me pare. Provimet e lirimit do te zhvillohen tre javët e fundit te qershorit. Ndërsa maturantet si përherë shkollën e mbyllin ne maj dhe qershori është vetëm muaj provimesh. Udhëzimi per arsimin parauniveristar është shpërndare ne çdo shkolle 9-vjeçare dhe te mesme. Ndërkohe Ministria ende nuk ka nxjerre detajet per aplikimin dhe mënyrën e shpërndarjes se maturanteve ne universitete, ashtu siç e percakton ligji i ri. Shkollat e larta publike dhe private jane ne pritje te udhëzimeve qe sipas informacioneve nga ministria pritet te dalin javën e fundit te korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *