E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkolla në Kodër-Kamëz, Veliaj-Malltezit: Shkatërroje fare partinë e vjehrrit

Kryebashkiaku i Tiranës replikoi në distancë me përfaqësuesin e PD, Jamarbër Malltëzi në lidhje me debatet qe ka shkaktuar ndërtimi i një shkolle në Kodër Kamëz.

 

Kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Twitter shkruan se asnjë socialist nuk do e kishte ëndërruar se PD-ja do të degjeneronte gjer aty sa të protestonte kundër ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare për fëmijët e Kodëz-Kamzës në një tokë private, ndërkohë që kjo forcë vetë për vite me radhë lejoi zaptimin e hapësirave të Universitetit Bujqësor nga bastet.

 

“Ty or çun të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd! Që do e degjeneroje PD-në të protestonte shkollën 9-vjeçare të Kodër Kamzës në tokë private e jo zaptimet e basteve në UBT, nuk e kishte ëndërruar asnjë socialist! Jepi gaz!”.

Më shumë video

Reklamë