Subscribe

Shkolla “Kosova” ne Tirane do te jete gati ne shtator për te pritur 400 nxënësit e saj. Gjate inspektimit te punimeve, Erion Veliaj theksoi se ky institucion me ne fund po i kthehet arsimit

 

“Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund. Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë; nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një “pajë” të paprecedentë në infrastrukturën arsimore”

 

Kreu i bashkisë theksoi se cilësia e punimeve dhe standardi ne shkollën “Kosova” janë nje garanci me shume per projektin e Teatrit te ri.

 

“Nëse dikush do të na bashkohet për ditën e parë të shkollës dhe është skeptik se çfarë do të ndodhë me teatrin e ri, mjafton të krahasojë shkollën e vjetër “Kosova” me shkollën e re “Kosova”, për të hapur vizionin e tyre se çfarë potenciali ka, që në vend të një teatri të vjetër, të rrënuar, të kemi një teatër të ri. Besoj për të gjithë ata që kanë prekur me dorë dhe kanë parë punët në Tiranë, nuk mund të thonë dot mos ma prek atë, mos ma prek këtë. Gjërat ndryshojnë kur i prek me dorë, kur vë dorë, nuk ndryshojnë duke ruajtur karakatina të cilat s’kanë asnjë vlerë dhe gjithnjë e më shumë po e largojnë publikun nga institucionet, qofshin këto arsimore apo kulturore”

 

 

Shkolla “Kosova” do te jete 9-vjeçare, do te reduktoje mbingarkesat ne institucionet arsimore përreth dhe ne disa prej tyre edhe mësimin me turne. Shkolla përballe liceut artistik, është me 4 kate, me biblioteke, auditore, laboratorë. Tarraca është e gjelbëruar, ndërsa fasadat kane elemente termoizolues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *