Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla e re “Emin Duraku” në kryeqytet. Ky institucion arsimor është gati të mirëpresë 1200 nxënës dhe mësues.

“Shkolla “Emin Duraku”, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Veliaj. Kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, ka tashmë 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *