Subscribe

Ne pikun e dimrit, institucionet e arsimit shkurtojnë orët e mësimit, pasi nuk sigurojnë dot ngrohjen per nxënësit. Ne shkollat dhe kopshtet e Tiranës, sistemi i ngrohjes është vetëm per dekor, pasi shume prej tyre nuk janë ne pune. Ne një nga kopshtet pranë zonës se “21 dhjetorit” ne kryeqytet, sistemi i kaldajave nuk punon, ndaj me kontributin edhe te prindërve jane siguruar ngrohëse alternative. Por edhe pse me tre pajisje te tilla ne çdo grup, fëmijët serish janë te veshur me trashe se normalisht. Por edhe ne ato pak shkolla qe funksionojnë kaldajat, nxënësit kane ftohte. Te veshur ne klasa njësoj si edhe jashtë, nxënësit tregojnë se koha qe ato mbahen hapur eshte shume e shkurtër. Burime nga ndërmarrja numër 3 ne Bashkinë e Tiranës, bëjnë te ditur se 40% e shkollave ne kryeqytete janë pa ngrohje. Sistemi i kaldajave me peleta nuk funksionon, ndaj po punohet për kthimin e tyre me nafte. Por per fat te mire, vogëlushet e çerdheve te kryeqytetit, nuk kane probleme me ngrohjen. Ndërsa me te rriturit dhe nxënësit e shkollave, duhet te vishen trashe deri sa te riparohen kaldajat ose te sigurojnë vete ngrohës alternativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *