E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Kronikë

Shkoi t’i çonte ushqim djalit në burgun e Beratit, babai përfundon në pranga

Një 65-vjeçar është arrestuar nga SHKB, pasi u kap duke futur një celular në burgun e Beratit për djalin e tij, i cili vuan dënimin në këtë institucion prej një viti. I burgosuri është identifikuar si Erjon Çala, 30 vjeç.

 

Telefoni u gjet i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini.

 

Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve, u njoftua SHKB-ja dhe policia e burgjeve, të cilat  kryen arrestimin e Musteak Çala.

Vazhdo të lexosh