E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkoi për të riparuar një bujtinë, zhduket pa gjurmë babai i tre fëmijëve në Shkodër

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qënë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e tij është e mistershme per shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit duke punuar në një bujtinë.

Reklamë

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vellai i pronarit per të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesermen.

Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qënë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë