Një shtetas shqiptar, 37 vjeç, banues në Leçe, është arrestuar nga Karabinierët e Policisë Gjyqësore, pasi është paraqitur në Gjykatën e Leçes. Burri, i shoqëruar nga motra e tij, kishte shkuar në Gjykatë për t’u pyetur për të kaluarën e tij kriminale, pa e ditur se ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti me burg, pasi ishte dënuar si përgjegjës për veprën penale të evazionit fiskal

Pasi mësoi urdhrin e ndalimit, burri u largua dhe humbi gjurmët. Karabinierët, të alarmuar nga stafi i Gjykatës dhe të mbështetur nga Njësia Radiomobile Leçe, nisën menjëherë kërkimet. Ata vëzhguan dhe ndoqën motrën e burrit, e cila i çoi në vendin ku fshihej, në qendër të Leçes.

Personi u identifikua dhe u arrestua teksa po përpiqej të fshihej në tarracën e një pallati. Në përfundim të operacioneve policore, në dispozicion të Prokurorit Publik, i riu është transferuar në Burgun e Leçes. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *