Shtohet numri i demokratëve kundër Lulzim Bashës. Një grup anëtarësh të degës së PD-së në Shkodër, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Bashës, të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë. Ata thonë se ky skenar nuk duhet lejuar të ndodh, pasi në të kundërtën opozita rrezikon asgjësimin. Firmëtarët shprehen se rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, në favor të mazhorancës dhe ndëshkim ndaj opozitës, dëshmon se populli nuk ia ka falur PD-së inkoherencën e qëndrimeve, tradhtinë e kauzës, që kish mbrojtur deri atëherë, kompromisin e paqartë dhe okult të 18 majit. Në peticion thuhet se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet, duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *