Festa e Shënkollit është një ndër traditat më të lashtat të shkodranëve që e festojnë vit pas viti. Ushqimi kryesor në këtë festë është gjeli tradicional, që ofrohet përë këtë natë në familjet shkodrane të cilët duket se këtë vit nuk janë dyndur tregjeve për ti blerë ato.

 

Faktori kryesor që ka ndikuar në uljen e shitjes së gjelave në treg duket se është është gjendja ekonomike e tyre e cila duket se nuk ua mundëson edhe pse në markatën e Rusit, në Zdralej e edhe në disa pika të tjera shihen tregtarë të shumtë që i kanë skspozuar gjalat për shitje.

 

Çmimi i gjelit edhe këtë vit siç ka ndodhur  edhe më me vitet e më parshme varion nga 1000 lek të reja deri në 2000 lekë në varësi të peshes dhe mdhësis së gjelit.  Duke qënë se shitjet kanë qënë më të pakëta tregtarët jasht kamerave thonë se gjendja ekonomike është e dobët dhe nuk ka blerje dhe në këtë mënyrë ata detyrohen që të ulin edhe çmimin me qëllim që të ketë sadopak shitje.

 

Kjo festë ka edhe veçorinë e saj pasi edhe pse është festë e krishtëre katolike festohet edhe nga myslimanët e Shkodres. Tradita e kërkon që të bëhët kurban diçka në shenjë nderimi për Shën Kollit. Kjo është një festë ku familja bashkohet rreth tryezës e cila është e mbushur plotë ku kryesorja është gjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *