E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkodra nuk feston 29 nëntorin

Edhe pse është qyteti i fundit i çliruar, në Shkodër sot nuk festohet. Të vetmit që kanë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve ishin veteranët. Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga demokratët e ka lënë jashtë agjendës së festimeve këtë ditë.

 

Një ditë më parë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se festa e Çlirimit është një ditë të zezë.

 

Reklamë

Qëndrimi i Voltanës Ademit ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë, duke e postuar atë në Instagram, e konsideron lajthitje deklaratën e kryebashkiakes.

 

Vendimi për të mos festuar 29 nëntorin u kundërshtua edhe nga veteranët e Shkodrës. Ata i kanë kërkuar shpjegime drejtuesve të qarkut se pse kanë lejuar që kryetarja e bashkisë Shkodër të injorojë ditën e çlirimit.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë