Deputeti Agron Çela, i cili ka fituar mandatin nga radhët e Partisë së Lirisë në Shkodër duket se i është bashkuar Partisë Socialiste.

 

Kryeministri i vendit Edi Rama,  në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar disa foto nga takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e qarkut të Shkodrës, drejtuesen politike Elisa Spiropali, ministren Edona Bilalli, deputetin Benet Beci dhe Agron Çelën.

 

Shkodra na bashkon”, shkruan kryeministri, ndërsa duket se ka “zyrtarizuar” Çelën si pjesë e partisë që ai drejton.

 

 

Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, vijon Rama postimin.

 

Por nga ana e deputetit ende nuk kemi një reagim zyrtar për këtë kalim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *