Është përkujtuar në Shkodër këtë të enjte, 29-vjetori i demonstratës së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë katër dëshmorë të demokracisë në revoltën popullore kundër regjimit komunist.
Në ndryshim nga vitet e kaluara, pjesëmarrësit ishin më të pakët, për shkak të pandemisë nga COVID-19. Ata vendosën kurora me lule pranë memorialit ndërsa përcollen edhe njeherë mesazhin se gjaku i martirëve dhe aspirata për demokraci e liri nuk do të harrohet.
HARRIS MURANA – KRYETAR I SHOQATES 2 PRILLI
“Gjaku i martirve s harrohet dhe shkodra s ka pranu kurre nenshtrim, betohem se do jemi ktu shume here tjera edhe gjaku i tyre nuk do harrohet kurre dhe do bejme qe aspiratat e tyre te plotesohen.”
Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, të katër studentë, u vranë nga policia gjatë demonstratës ndersa regjimi komunist jetonte ditte e tij te fundit.





