E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkodra e ndarë në dysh, të plagosur e kaos në protestën e PD/ VIDEO

Protesta marshim e PD-së në qytetin e Shkodrës në të njëjtin orar me takimin elektoral të kryministrit Rama ka degjeneruar në dhunë.

 

Militantët e PD-së të udhëhequr nga kryebashkiakja Voltana Ademi tentuan të çajnë kordonin e policisë për tju afruar kështu vendit ku ishte programuar takimi i kryeministrit me simpatizantët e PS-së.

 

Reklamë

Por forcat Speciale kanë përdorur menjëherë gazin lotsjellës duke shpërndarë me shpejtësi turmë e mbështetësve demokratë.

 

Kaosi ka përfshire brenda pak sekondash rrugicat aty pranë ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduyar nga përdorimi i gazit lotsjellës, mes tyre edhe kryebashkiakja Ademi.

 

Herë pas here militantët e PD-së kanë goditur me gure dhe sende të forta forcat e policisë që nuk kanë kursye përdorimin e gazit lotsjellës.

 

Ndërkohë protestuesit kanë goditur me gure në një moment edhe një ambulancë që kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë tre persona të plagosur.

 

Tensionet e mëdha e kanë ndarë qytetin në dysh.

 

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/331847400826921/

Vazhdo të lexosh

Reklamë