Një banesë është shkrumbuar nga flakët në orët e vona të së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Zjarri ka plagosur rëndë kryefamiljarin, Islam Neziri 64 vjeç. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se është bërë rrjedhja e bombolës se gazit. Flakët janë përhapur në dy dhomat e shtëpisë njëkatëshe, ndërsa brenda banesës ka qenë edhe bashkëshortja si dhe djali i tij, te cilët janë plagosur lehtë. Ata janë dërguar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa i moshuari është dërguar në Tiranë, për shkak se ndodhet në gjendje kritike. Zjarrfikëset dhe policia kanë mundur te shuajnë ne kohe zjarrin qe rrezikonte dhe banesa të tjera pranë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *