Një punonjës i OSHEE në Shkodër ka mbetur i vdekur pas goditjeve me thikë të pronarit të banesës ku po ndërpriste lidhjen e energjisë. 55-vjeçari Zamir Volaj me detyrë punonjës i OSSHE-së në Shkodër, ka mbetur i vdekur nga goditjet e Martin Zefi rreth 47 vjeç banues në Oblikë në Shkodër. Nga dëshmitë e para mësohet se disa ditë më parë Zamir Volaj ka shkuar në banesën e tij në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47 vjeçari Marin Zefi kishte ndaj Operatorit të Shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike. Zamir Volaj duke qenë se ishte punonjësi i OSSHE-së ka qenë në zonë për efekt pune, është përplasur me 47 vjecarin, më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Martin Zefit. Punonjësi i OSSHE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit Martin Zefi, i cili është edhe autori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *