Subscribe

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të së mërkurës.  Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:50 pranë automjetit tip Volswagen i cili ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë qendrës së qytetit të Shkodrës. Sipas policisë lënda plasëse i është vendosur ne pjesën anësore të automjetit në pronësi të inspektores së Drejtorisë Arsimore Rajonale, Frida Kopliku 60-vjeçe. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur dëme në njerëz, pasi në momentin e eksplozionit nuk ka qenë asnjë person pranë automjetit.

 

Fillimisht është dyshuar për një shkëndije elektrike, por pasi është këqyrur vendi i ngjarjes, policia ka gjetur një gropë të shkaktuar nga shpërthimi në anë të autoveturës, pranë sedijes së pasagjerit.

 

Sipas policisë lënda plasëse ka qenë e një sasie të vogël, por nuk përjashtohet të ketë qenë edhe një bombë artizanale.

 

Efektivët e policisë së Shkodrës kanë sekuestruar edhe pamjet filmike të një lokali pranë vendit të ngjarjes, për të identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.

 

Ne dëshminë e dhëne para hetuesve, Kopliku ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *