Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e një 20-vjeçari, një ditë më parë. Uniformat blu munden të arrestonin 2 autorët e dyshuar si dhe shpallen në kërkim një të tretë. Në pranga ranë Avdyl Lushaj 25 vjeç, dhe Saimir Lushaj 27 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e se dielës, në hyrje të lagjes “Tepe”, pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, si dhe kanë plagosur lehtë 20-vjeçarin. Në vendngjarje u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë si dhe prova të tjera.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *