E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Video · Politikë

Shkodër, sërish tension në KZAZ, Ademi përplaset me policinë

Sërish tension në KZAZ nr3 në qytetin e Shkodrës. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka debatuar me policinë, ku ka kërkuar  lirimin e ambienteve.

 

Ajo ka kembengulur se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pasi presidenti Meta ka ç’dekretuar 30 qershorin.  Ademi u shpreh se shkolla “Shejnaze Juka” nuk është miratuar për të funksionuar si KZAZ.

 

Reklamë

Bashkia e Shkodrës ka depozituar edhe padine penale ndaje drejtorisë së policisë për shpërdorim detyre.

 

Tre ditë më parë, përfaqësues të partisë demokratike me në krye ish-deputetin, Bardh Spahia dogjen dy klasa në shkollën “Shejnaze Juka” ndersa hyne në ambientet e saj, me qëllimin për të shkatërruar materialet zgjedhore.

Më shumë video

Reklamë