Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të martë në qytetin e Shkodrës, për të ndarë kartat e reja të anëtarësimit. Ndryshe nga takimi i një jave më parë në Elbasan, Rama është kujdesur këtë herë që të marrë me vete të gjithë deputetet e listës së këtij qarku, përfshirë dhe dy zërat kritikë ndaj tij: Mimoza Hafizin dhe Namik Koplikun. Deputetja Hafizi i ka dhënë kartën një prej të rejave që u anëtarësuan në Partinë Socialiste, por nuk harroi t’i kujtonte kryetarit të saj statutin e PS dhe domosdoshmërinë e zgjedhjes së tij. Rama nuk i është përgjigjur menjëherë. Më pas ai shpjegoi se për çështjen e zgjedhjeve do të pyeten të gjithë socialistët, jo me fishkëllima, por me votë të fshehtë. Në fjalimin e tij, kreu i socialistëve u shpreh i sigurte për një fitore të zgjedhjeve të ardhshme. Fat tha ai që tashmë është i paracaktuar nga reformat e bëra.