E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkodër, prangosen inspektorët e AKU

Tetë persona janë ndaluar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi falsifikonin pije alkoolike dhe produkte te tjera ushqimore në mënyrë të kundraligjshme. Policia bëri me dije se pesë nga të ndaluarit janë inspektorë të Autoritetit Kombëtar te Ushqimit.

 

Ata akuzohen se kanë lejuar prodhimin ilegal te pijeve. Në kërkim është shpallur Xhevat Kasemi, 53 vjeç pronari i fabrikës ku falsifikoheshin produktet. Ky i fundit, sipas policisë rezulton, i proceduar dhe i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

 

Reklamë

Ndërkohë, punonjësit e AKU-së janë ndaluar pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland”, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në shkelje te plote te ligjit.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë