E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkodër, plagoset një 40 vjeçar

Një 40 vjeçar mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22.20 në afërsi te shkollës “Oso Kuka“. Policia bën me dije se shënjestër e atentatit ishte Ridvan Kraja, 40 vjeç.

 

Ai mësohet se është qëlluar me plumb në këmbë, nga një person i cili i kishte zënë pritë pranë banesës së tij. Kraja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ende nuk ka te dhëna për autorin dhe motivin e krimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë