Kronikë
Shkodër, një trup i pajetë gjendet në lumin Buna

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e kësaj të mërkure në lumin Buna, në Shkodër.
Sipas policisë tek ura e Bunës e Re, në lumin Buna, është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i pa identifikuar, rreth moshës 50-vjeç.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




