E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkodër, militantët e PD protestojnë kundër Valdrin Pjetrit

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër pasditen e kësaj të mërkure po zhvillojnë një protestë para prefekturës, për kryebashkiakun e ri Valdrin Pjetri.

 

Sipas informacioneve dhjetra mbështetës të PD-së janë mbledhur përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, dhe në duar mbajnë disa pankarta ku shkruhet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”.

 

Reklamë

Kjo protestë vjen pasi PD-ja nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Gazment Bardhi publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë