Subscribe

Një tjetër tragjedi u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje, këtë radhë në ujërat e liqenit të Shkodrës, ku janë mbytur dy fëmijë të mitur.

 

Viktimat janë dy djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

 

Kjo është varka te cilën e kishin marre për t’u lare 7 te rinjtë e fshatit Grilë.

 

Por rrjedha e liqenit në thellësi, mori me vete mjetin lundrues. 5 persona që po laheshin kanë mundur të dalin në breg, ndërsa te miturit u mbytën.

 

Banorët e zonës së bashku me palombarët bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga fundi i liqenit.

 

Sipas dëshmitarëve okular, të rinjtë kishin shkuar më shumë se 50 metra larg bregut të liqenit dhe distanca e largët për t’u kthyer i kushtoi shtrenjtë më të vegjëlve.

 

Po ashtu, janë shoqëruar në komisariatin e policisë Shkodër edhe 5 të rinjtë që ishin në varkë, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen e rëndë.

 

Kjo është tragjedia e radhës që ndodh në ujërat shqiptare gjatë kësaj vere, pas mbytjes se një vajze te mitur në plazhin e Zvërnecit ditën e mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *