Vendi
Shkodër, makina përplas 10 vjeçarin

Një aksident me plagosjen e një të mituri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45, në unazën Perëndimore tek ish Zukthkashta, Shkodër. Sipsa policisë, një automjet me targa AA133SH, me drejtues shtetasin E.H., 37 vjeç ka përplasur një fëmijë me inicialet E.H., 10 vjeç, banues lagjen Salo Halili.
Reklamë
10 vjeçari u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi I mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




